Vjenë, 6 maj – Kancelari austriak Sebastian Kurc ia uroi Stevo Pendarovskit zgjedhen për president të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Urime për presidentin e sapozgjedhur të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski. Do të vazhdojmë ta përkrahim vendin e juaj në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, ka shkruar Kurc në Tuiter.