Kancelari austriak Sebastian Kurc e përshëndeti marrëveshjen e arritur në Kuvendin e Maqedonisë, e cila siguroi shumicën e dy të tretave të nevojshme për fillimin e procesit të sjelljes së ndryshimeve kushtetuese, të cilët dalin nga Marrëveshje e Prespës.
Ai theksoi se përafrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është prioritet i presidencës austriake dhe shtoi se pasi ato vende të bëhen anëtare të BE, Bashkimi Evropian do të jetë i plotë.