Vjenë, 20 tetor – Persidenti austriak Aleksandar van der Belen sot Sebastian Kurcit, lider i Partisë Popullore (OVP), i cili fitoi në zgjedhjet parlamentare të dielën, ia besoi mandatin për formimin e qeverisë së re. “Në bazë të rezultatit zgjedhor, ministrit të Punëve të Jashtme, shef i OVP-së, Kurc, si lider i partisë më të fuqishme, ia jap mandatin që të propozoj qeveri të re”, tha ai. Ai, siç theksoi, nga qeveria pret jo vetëm përkushtim ndaj Evropës, por edhe zhvillim të BE-së. Presidenti austriak e përshëndeti qëndrimin e Kurcit se kusht themelor për formimin e qeverisë është se ajo duhet të jetë proevropiane. Kurc u falënderua për besimin e treguar dhe tha se e pranon me tërë ndërgjegjen përgjegjësinë e madhe. Ai paralajmëroi se, siç tha, do të mbajë biseda me të gjitha partitë parlamentare, dhe se madje pastaj do të fillojë negociatat të koalicionit, ndërsa për vendimin me të cilin do të bëjë koalicion, do ta informojë presidentin dhe opinionin. Kurc po ashtu do të bisedojë me partitë më të vogla në Parlament për çfarë bashkëpunimi mund të bisedohet, pasi me to ekziston shumicë e dy të tretave, e cila nevojitet për disa ndryshime. “Dëshiroj të formoj qeveri, e cila do të jetë e vendosur dhe e guximshme që të zbatojë reforma në vend. Në disa sektorë duhet të ballafaqohemi me sistemin e vjetërsuar”, tha Kurc.