Qeveria në Vjenë sot dha dorëheqje konform Kushtetutës së Austrisë, pasi të dielën u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Kancelari Kristian Kern dorëheqjen e dorëzoi deri te presidenti Aleksandar van der Belen. Presidenti austriak iu falënderuar ministrave për punën e tyre dhe i urdhëroi t’i përmbushin detyrimet e tyre për përbërjen e Qeverisë së re. Konform Kushtetutës së Austrisë, presidenti duhet të fillojë me konsultime me liderët partiak për Qeverinë e re. “Do t’ia jap mandatin liderit të Partisë Popullore Austriake, Sebastian Kurc për formimin e Qeverisë së re, nëse rezultatet nuk ndryshohen”, theksoi Van der Belen. Ai theksoi se, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të publikohen të enjten. Sipas të dhënave përfundimtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë, Partia Popullore Austriake fitoi në zgjedhjet me 31,5 për qind të votave, në vendin e dytë është Partia Socialdemokrate Austriake me 26,9 për qind të votave, ndërsa e treta me 26 për qind të votave, është Partia austriake e Lirisë. Van der Belen theksoi se Qeveria e re austriake duhet t’i respektojë parimet evropiane. Partia ultra e djathtë austriake e Lirisë me siguri është partner koalicioni i sigurt të partisë së Kurcit, nëse merret parasysh përfaqësimi i fuqishëm i zgjedhjeve dhe qëndrimeve për emigrim, të cilat janë të ngjashme me konservatorët.