eograd, 5 nëntor 2018 – Kancelari austriak Sebastian Kurc, i cili sot paradite në Beograd realizoi takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, deklaroi se BE-ja do të jetë e plotë vetëm kur në të do të jenë anëtare të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në video porosinë e postuar në Tuiter, Kurc tha se Austria është e lidhur ngushtë me Ballkanin Perëndimor në plan politik, ekonomik, kulturor dhe, në veçanti në planin ndër njerëzor.
Pas takimit me Vuçiqim kancelari austriak shprehu bindjen se është e mundur të arrihet zgjidhje për çështjen e Kosovës në dialogun Beograd-Prishtinë dhe theksoi se qëndrimi i qeverisë së tij është se secila marrëveshje që çon në një zgjidhje afatgjatë duhet të mbështetet.
Kurc sonte nga Beogradi do të udhëtojë për në Prishtinë, ku nesër janë planifikuar takime me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj