Kurc: Absolutisht vendim i gabuar për refuzim të fillimit të negociatave me Shkupin dhe Tiranën

Lideri i Partisë Popullore të Austrisë, Sebastian Kurc e kritikoi “arrogancën ndaj drejt Evropës lindore, duke e vlerësuar këtë si zhvillim të rëndësishëm të ngjarjeve. Këtë e karakterizon si “vendim absolutisht të gabuar” për refuzim të fillimit të negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në intervistën për gazetën gjermane “Frankfurter algemajne cajtung”, Kurc paralajmëroi në rrezikshmëri nga thellimi i hendekut mes Evropës lindore dhe perëndimore.

“Arroganca pjesërisht e pranishme perëndimore kontribuon për përforcim të ndjenjave negative në lindje të Evropës, ndërsa është pasojë e asaj që popullata e Evropës perëndimore, qytetarët e pjesës lindore i shikon nga lartësia”, sqaroi ish-kryeministri austriak.

Ai thotë se nuk e çmon politikën “gishtit të ngritur dhe arrogancës morale”, njëkohësisht duke potencuar se asnjë nuk duhet të largohet nga vlerat esenciale, siç janë sundimi i drejtësisë dhe demokracia.

“Kjo është baza e BE-së. Ajo që në krizën emigruese shtete të caktuara u përpoqën të tjerëve t’ua imponojnë politikën e kufijve të hapur, me siguri i thellon mospajtimet në Evropë”, vlerësoi Kurc.

Ai njëherit shfaqi shpresë se vendimi për mos’hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, do të ndërrohet sa më shpejtë që është e mundur.