Kurbetçarë në Kroaci!

“Punësojmë njerëz pa marrë parasysh se nga ku janë. Kemi mjaft të tillë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa sipas njohurive të mija vetëm në Novajlija janë 100 persona. Ata janë të zellshëm dhe korrekt, ndërsa ata që nuk janë largohen”, shprehet Mate Dediç, menaxher i hotelit “La Luna”

Shkup, 14 shtator – Bregdeti kroat këtë verë ishte destinacion i shumë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, por jo si një destinacion turistik, por si destinacion ku punojnë. Motivet dhe qëllimet e tyre janë të ndryshme, por kryesisht janë të kënaqur me ato që u është ofruar, ndërsa kënaqësi nga angazhimi i tyre shprehin edhe punëdhënësit kroatë. Kirili dhe Natasha janë dy nga shumë prej tyre që kalojnë këtë sezon turistik në Kroaci. Punojnë në të njëjtin hotel “La Luna” në ishullin kroat Pag, së bashku me edhe disa shtetas maqedonas, si dhe me më shumë të punësuar nga ish republikat jugosllave.

“Motivi për të kërkuar punë jashtë vendit tim ishte kryesisht financiar. Ideja ishte që për disa muaj të fitoja një shumë të caktuar që do ta kisha fituar në shtëpi brenda një viti, me këtë rast të paguaj shpenzimet e mia për tërë vitin në fakultet”, shprehet Natasha Trajkovska nga Shkupi. Bën të ditur se ka zgjedhur Kroacinë si destinacionin për arsye se kjo ishte përvoja e saj e parë e punës jashtë vendit, ndërsa Kroacia ishte mjaft e njohur për të meqë shpesh është aty. “E gjeta punën me rekomandim përmes kontakteve private nga Kroacia, nuk jam njoftuar dhe nuk kam qenë në kontakt me agjencitë që ndërmjetësojnë për punë jashtë vendit. Paga ime është solide, jam e kënaqur me të dhe është sipas standardeve kroate, thekson Trajkovska.

Ajo shton se ka gjetur punë në hotelin “La Luna”, që gjendet në ishullin Pag, ndërsa vendi quhet Jakishnica (Lun). “Punoj në Qendrën e Uellnesit në recepsion dhe jam shumë e kënaqur. Planifikoj të qëndroj këtu deri në fund të sezonit, ndërsa prej 1 tetorit do të filloj fakultetin”, shprehet ajo. Punën e ka gjetur me rekomandim përmes kontakteve private nga Kroacia. Shprehet se nuk është në dijeni dhe nuk ka qenë në kontakt me agjencitë që ndërmjetësojnë për punë jashtë vendit. Kushtet e këqija ekonomike në vend, mundësitë që i ofron puna jashtë vendit, si dhe përvetësimi i miqësive të reja, diturive dhe përvojës së punës kanë qenë arsyeja që Kirili të kërkojë punë jashtë vendit, duke zgjedhur këtë verë Kroacinë, ndërsa paralajmëron se do të ishte kthyer edhe vitin e ardhshëm.

“Punoj gjatë sezonit. Puna ime është e mirë, nuk kam kurrfarë vërejtjesh, gjegjësisht me siguri do të kthehem këtu edhe sezonin tjetër”, shprehet Kirili. Ai zbulon se punën e ka gjetur rastësisht dhe ka vendosur të pranojë ofertën.

“Rastësisht, shfletoja në internet, gjegjësisht mu paraqit një shpallje për punë jashtë vendit dhe thjesht mendova dhe e “rrëmbeva këtë mundësi”, shprehet Kirili. Që të dy thonë se ishulli është jashtëzakonisht i mirë dhe ka natyrë të bukur, peizazhe, plantacionin më të vjetër të ullirit, ndërsa vetëm disa kilometra larg është plazhi Zërqe i famshëm për festivalet e tij muzikore. Punojnë në shoqëri me të punësuar nga Kroacia, BeH-ja dhe Serbia, ndërsa vlerësimet janë se vetëm në Novajlija, qytet në afërsi të këtij hoteli, këtë verë kanë punuar mbi 100 maqedonas. “Punësojmë njerëz pa marrë parasysh se nga ku janë. Kemi mjaft të tillë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa sipas njohurive të mija vetëm në Novajlija janë 100 persona. Ata janë të zellshëm dhe korrekt, ndërsa ata që nuk janë largohen”, shprehet Mate Dediç, menaxher i hotelit “La Luna”. (mia.mk)