Shkup, 5 gusht – Sipas kalendarit islamik Bajrami këtë vit fillon të martën me 21 gusht.
Kurban ose Haxhi Bajrami zgjatë katër ditë dhe siç thonë nga Bashkësia Islame, ato janë “ditë të mëdha mubarek, ditë të Mirësisë së madhe të Zotit, ndërsa rëndësinë e tyre e përcakton prerja e kurbanit”.
Shtohet se ky Bajram është traditë e Profetit të Zotit Ibrahimit (Abrahamit, Avramit), ndërsa e simbolizon ndarja e mishit të kurbanit të varfërve, miqve, komshinjve, si dhe ditët e haxhit – ditë kur miliona myslimanë shkojnë në pelegrinazh në Mekë dhe Medinë.