Inxhinieri softuerik Tom Anderson ka kryer një analizë teknologjike mbi përmbajtjet e librave të shenjtë islamik e të krishterë për ta parë se cili ka përmbajtje më të dhunshme. Anderson ka thënë se kjo analizë është bërë nga shtysa prej debatit të pashuar publik prej shumë kohësh nëse terrorizmi po frymëzohet nga mësimet fundamentale islamike. Ky krahasim është bërë nga një makineri softuerike ‘Odin Text’, në të cilën janë skanuar faqet e versioneve e reja ndërkombëtare të Testamentit të Ri dhe Te Vjetër të Biblës si dhe versioni në gjuhën angleze i Kuranit të vitit 19567, transmeton ORAinfo. Kjo makineri ka ndarë fjalët në tetë emocione – gëzimi, pritja, nervoza, irritomi, mërzia, befasimi, frika/ankthi dhe besimi, dhe nga numri total i këtyre fjalëve është rezultuar se Bibla ka më shumë fjalë që lidhen me nervozën dhe shumë më pak fjalë rreth besimit se sa në Kuran.