Nëse je me fat, mund të ndodhë që të rrëzohesh nga biçikleta dhe të të ngrejë lart një legjendë si Bastian Schweinsteiger. Kjo i ka ndodhur një çiklisti në mes të Çikagos. Ish-ylli i Bayern-it, i cili aktualisht po luan në SHBA, e ndihmoi atë duke e tërhequr drejt vetes. 33-vjeçari nuk foli gjatë me të, por thjesht e përshëndeti dhe me siguri që çiklisti nuk u besonte syve. Schweinsteiger po ecte në rrugë me gruan e tij, tenisten Ana Ivanovic, dhe me shoqen e serbes, Sorana Cirstea. Kampioni i botës (2014) është një hero edhe jashtë fushe!