Vetëm pak sekonda përpara se të përfundonte thuajse e shpërfytyruar, Rebecca bëri këtë foto. Kjo është historia e një 23-vjeçareje, e cila po provonte për herë të parë në jetë një udhëtim me balonë në qiejt e Northamptonshire, kur u përplas me një shtyllë elektrike dhe balona shpërtheu në flakë. Rebecca Fry pësoi djegie të rënda në fytyrë, këmbë, duar e kurriz. Ajo mësohet se ishte e vetmja pasagjere në udhëtimin në fjalë. Piloti 64-vjeçar që ndodhej ngjitur me të nuk pësoi asnjë dëmtim. 23-vjeçarja qëndroi për 4 javë e shtruar në një spital në Birmingham.
Kur të ndryshon jetë brenda pak sekondave (FOTO)
Leave a comment