Kur pjesa më e madhe e njerëzve në mbarë botën kanë fjetur deri vonë në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, më shumë se 1000 të rinjë myslimanë janë kujdesur për të pastruar rrugët e Britanisë e Madhe pas mbrëmjes së ndërrimit të vitit.
Të rinjtë u zgjuan para agimit dhe pas një lutjeje të veçantë shkuan në rrugë për të pastruar plehrat, duke mbushur me qindra thasë me mbetje.
Ata thonë se feja islame i nxit njerëzit të japim për bamirësi, t’i shërbejnë komunitetit dhe të mbajnë ambientin pastër.