Skllevërit në Amerikë ndaheshin në dy kategori: Kategoria e skllevërve të shtëpisë dhe skllevërve të fushës. Skllevërit e fushës përjetonin vuajtje, shtypje dhe mungesë lirie, ndërkohë që skllevërit e shtëpive e konsideronin veten një shtresë më të lartë, fisnikë dhe që gëzonin një status të preferuar.
Këta të fundit ushqeheshin me mbetjet e ushqimit të zotërinjve të tyre dhe vishnin rrobat që ata nuk i përdornin më. Sa herë që mblidheshin skllevërit e të dy kategorive, skllevërit e fushës ankoheshin nga robëria dhe kërkonin të drejtat e tyre, madje edhe lirinë.
Sakaq, skllevërit e shtëpive i kundërshtonin, jo vetëm kaq, por i spiunonin për idetë e tyre tek pronarët. Ata nuk e bënin këtë sepse besonin se skllavëria është më e mirë, apo se kishin ide më të mira, e bënin thjesht sepse mbetjet e ushqimit dhe veshjet e vjetruara kishin vlerë më shumë për ta sesa liria.