Gati pesë dekada më parë në Spanjë u regjistrua i pari rast i rrëmbimit të një avioni që po fluturonte nga Madridi për në Zaragoza.
Dhjetë minuta përpara se avioni të arrinte në Zaragoza, 18-vjeçari Mariano Ventura Rodriguez nxori një pistoletë lodër dhe kërkoi që avioni të devijojë për në Shqipëri. “TheDrive” shkruan se rrëmbyesi ishte mahnitur nga lloji i komunizmit që po aplikonte Enver Hoxha.
Sapo avioni u ul, ushtarët me automatikë rrethuan avionin. Shefi i policisë lajmëroi Rodriguez se nëse pasagjerëve u ndodhte edhe incidenti më i vogël, atë do e vrisnin në agim. Më pas, rrëmbyesi u dorëzua dhe u dënua me gjashtë vite burg. Por përse ishte mahnitur ai?
Shqipëria e vitit 1970 pretendonte se ishte fanar ndriçues në botë. Ndër të vetmet foto autentike të Shqipërisë së atij viti janë tre foto të bëra nga italiani Uliano Lucas. Ato i gjeni në galerinë e mësipërme.