Drejtësia spanjolle e quajti abuzive pushimin nga puna, për arsye teknike, të llogaritarit të një hoteli, në ishujt Kanarie, i cili ishte zëvendësuar nga një program menaxhues kompjuterik.
“Automatizimi nëpërmjet robotëve, me justifikimin e vetëm për të ulur kostot, ul të drejtën për të punuar me qëllim rritjen e lirisë së kompanisë”, u shpreh gjykatësi për vendimin e tij, ndërsa obligoi pronarin e hotelit ta kthejë në punë llogaritarin.
Ky vendim në fakt është i pari që ndodhë në një vend evropian e që sjellë vendim kundër një “roboti”.