QKPS ka udhëzime që varen nga fakti nëse keni bërë ose jo testin e COVID-19. Nëse nuk do të keni bërë testin, QKPS thotë se ju mund të largoheni nga shtëpia pasi t’ju ndodhin këto tri gjëra: Nuk keni pasur temperaturë për së paku 72 orë pa përdorimin e medikamenteve që ulin temperaturën.
Të janë përmirësuar simptomat.
Të kanë kaluar së paku shtatë dit pa asnjë simptomë.
Nëse keni qasje në test, ju mund të largoheni nga shtëpia kur:
Nuk keni më temperaturë pa përdorimin e medikamenteve që ulin temperaturën.
Të janë përmirësuar simptomat.
Keni pranuar dy teste negative 24 larg njëra-tjetrës.
Nëse keni dyshime, thërrisni shërbimet mjekësorë që të jeni të sigurt.