Shkup, 9 korrik – Një dokument me të cilin vërtetohet se një mjek i Spitalit të përgjithshëm në Dibër punon me Kontratë në vepër vetëm për 15.000 denarë, është publikuar në rrjetin social “Facebook”. Dokumenti është publikuar nga Shoqata e mjekëve specialistë, ndërsa më pas dhe nga Asociacioni i mjekëve të ri specialistë, nga ku kanë konfirmuar se bëhet fjalë për dokument të besueshëm. Nga Shoqatat që ka ndarë me opinionin dokumentin në fjalë kanë konfirmuar se kanë të drejtë nga mjeku të bëjnë të ditur se për cilin spital bëhet fjalë. Thonë se kanë informacione se atje së paku dy mjekë punojnë me Kontratë në vepër për 15.000 denarë, pa kontribute të paguara për sigurim shëndetësor dhe pensional.
“Bëhet fjalë për Shtëpi publike shëndetësore, Spitali i përgjithshëm në Dibër i cili nuk duhet të lejojë që të punojë me mjekë të cilët punojnë në Kontratë në vepër. Nëse ka mungesë të kuadrit shëndetësor, duhet ti punësojnë, dhe të mos i keqpërdorin duke ikur tu paguajnë rrogat dhe kontributet për sigurim shëndetësor dhe invalidor”, thonë nga Asociacioni i mjekësve specialistë. Siç bëhet e ditur obligimet e punëve të mjekëve fillojnë në ora 8 dhe mbarojnë në ora 16, ndërsa detyrat i kryejnë edhe këto dy mjekë njëjtë sikur se edhe mjekët tjerë të punësuar në këtë spital, mbajnë kujdestari etj. Mëditja e tyre kur bëhet transport i pacientëve nga Dibra në Shkup për ata është 400 denarë, ndërsa deri në Ohër 200 denarë.
Me këtë, dhe njëherë reflektohet pakënaqësia e mjekëve nga kushtet e këqija, ndërsa mos reflektimi ndaj mjekëve të ri i detyron ato që të marrin rrugën e migrimit dhe kërkimin e mirëqenies në vende të ndryshme të Evropës. Përndryshe, rrogat e mjekëve në mjekësin sekundare, gjegjësisht në spitale arrijnë rreth 30 mijë denarë. Nga Shoqata thonë se për dy mjekët të cilët marrin honorar nga 15 mijë denarë spitali e ‘zgjidhur” problemin me mungesën e kuadrit edhe atë pa kosto për kontributet e tyre. Ata kanë paralajmëruar se do të ragojnë deri të institucionet gjegjësisht për keqpërdorimet e tilla të mjekëve të ri. Nga Spitali ende nuk kanë folur për rastin në fjalë. (koha.mk)