Ilir Seci
Kam kenë në klasen e pestë, stina ka kenë pranverë, e mbaj mend stinën sepse ajo qe ndodhi atë ditë mu duk se e pati nxi edhe bukurine e pranveres malësore.
Edhe atë ditë si për ditë bamë rreshtimin ne oborrin para shkollës tetëvjeçare, komandatja e çetës se pionierëve e dha komandën dhe u futëm nëpër klasa…Orën e parë kishim landën e gjuhës shqipe…Lânda që e kisha ma inat e ma, nga tana landët e mesimit. Jo se nuk mesoja, sepse kam kenë nxanës shumë i mirë, por e kisha inat se me dukej sikur na e mesonim me zor nji gjuhë që nuk e fliste kurrkush ndër tanë njerezit që njihja, në rrethin familjar, në rrethin farefisnor e ma gjanë në tanë rrethin shoqnor. Gjuhën Letrare si e thirrshin. Këtë pakënaqesi ia pata shprehë njiherë babës tem…nji natë vjeshte kur baba kishte vndue kazanin me pjekë rakinë në oborr të shpisë. Asokohe kazani merrej me rend, krejt katundi kishte vetëm nji kazan prandaj duhej me e pjekë shpejt e shpejt rakinë për me ia lëshue rendin shoqit. Baba rrinte tue pjekë rakinë disa ditë e netë rresht dhe nji natë unë iu luta babes me ndejte çuet me të te kazani. Natën vone, kur ishim vetem në oborr ia diftova babës pakënaqësinë teme per gjuhen letrare. Baba u mendue pak, më kqyri drejt e tha :-“Bir, këto gjana mos ia thuej kujt, kurrkujt tjeter. Po biro ke të drejte me kenë i paknaqun…Gjuha letrare asht vendose me detyrim. Vendim partiak, nuk asht marreveshje gjuhëtaresh as studiuesish.” Dhe aty baba me diftoi se ideja e nji gjuhe letrare ishte ne fakt ide e vjeter qysh nga rilindasit…ishte provue me u vendose ne vitet 30-te por kishte pase kundershtime dhe Mbreti Zog nuk kishte nderhy me vendose pa dvetë kënd si bani Enveri me standartin e vitit 1972.
-“Ia kanë ba me të pa drejtë Gegnisë” – tha Baba, – ”nuk na asht mohue vetëm gjuha, por na asht mohue edhe tanë ai kontribut i madh në kulturën shqiptare.. kontributi i klerit katolik që mohohet krejtiskreti. As përmendet kund At Fishta që asht poeti kombetar”
Ato fjale mu gdhenden ne mendje pse erdhen si pergjegjie e dyshimeve të mia per gjuhen standarte…Sa herë me binin ndermend ne oren e gjuhes letrare.
Mu kujtuen edhe ne orën e parë të asaj dite pranvere, kur u ulem nëpër bankat që u kërcitshin tana gozhdat. Vetem kercitja e gozhdave ndihej para fillimit të orës se gjuhes, tanë klasa heshtnin. Heshtnin sepse mesuesja e Gjuhës ishte msuesja ma e frikshme e tanë shkollës. Të tanë i trembeshin asaj. Deri edhe vetë drejtori i shkolles i trembej. Ajo bante ligjin. Sepse ajo mesuese ishte prej poshti. “Prej poshti” – në Malesi thuhej per ata qe kishin ardhe nga rrethet e jugut.