Leo Messi gëzon një respekt të madh nga të gjithë bashkëlojtarët e tij te Barcelona, por Luis Suarez me veprimin e tij të fundit lë të kuptohet se për të ‘Pleshti’ është edhe më i rëndësishëm se sa gruaja e tij, Sofia Luis Suarez e ka vendosur në karriget e pasme gruan e tij, Sofian, dhe në karrigen para ka ulur shokun e skuadrës, Leo Messin, transmeton Periskopi, përcjell gazeta KOHA.
Një foto është bërë virale në rrjetet sociale ku shihet Suarez në makinë së bashku me Messin, derisa prapa e ka ulur gruan e tij, Sofian, me të cilën ka tre fëmijë. Bashkëshortja e Suarezit nuk duket edhe aq e lumtur me veprimin e ‘El Pistoleros’ dhe kjo gjë vërehet edhe në fotografi. Kujtojmë që dyshja Messi-Suarez kanë një shoqëri fantastike dhe ishte pikërisht uruguaiani që e kishte këshilluar argjentinasin që të mos largohej nga Barça para disa viteve.