Kur Lionel Messi shkoi te Barcelona, për të u kujdes Ronaldinho. Me këshillat e tij, “Pleshti” nisi të përshtatej mjaft mirë te blaugranat dhe u kthye në futbollistin më të mirë të botës. Por mentor kishte një magjistar në fushë, i cili për shumë vite habiti dhe kënaqi fansat me numrat e tij. Të shumtë janë ata që e dinë këtë fakt, por të paktë janë ata që e dinë se cili ishte njeriu që u kujdes në fillimet e tij për brazilianin. Por edhe Ronaldinho kur erdhi në Evropë, pati si mësues një futbollist të jashtëzakonshëm. Ai quhet Jay-Jay Okocha. Ai u bë pjesë e parisienëve në 1998 për 14 milionë paund dhe kjo shifër ishte rekord për një futbollist afrikan. Okocha u shpall 7 herë futbollisti i vitit në Nigeri. Nigerianit iu kërkua që të kujdesej për një talent të ri, i cili premtonte shumë. Ai ishte Ronaldinho. Pikërisht falë Okocha-së, braziliani arriti që të përshtatej mjaft mirë me futbollin evropian, për t’u kthyer më pas në një nga lojtarët më të mrekullueshëm, bën të ditur portali “eduasportin.com”, transmeton gazeta KOHA.
Okocha dallohej në fushë për stilin tij origjinal, triblimet si edhe golat e mrekullueshëm. Një nga më të famshmit e tij, është ai i shënuar në 1993 në një sfidën e Bundesliga-s midis Eintracht Frankfurt – Karlsruher SC. Kahn ishte në portë kur Jay-Jay e turpëroi atë. Vetë legjenda gjermane e futbollit e pranoi se ai gol ende e përndjekje dhe e çmend për mënyrën se si e pësoi.