“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar të shtunën e 28 nëntorit 1936, në faqen n2, një shkrim në lidhje me njohjen asokohe të qeverisë së gjeneralit Franko të Spanjës nga mbretëria shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar
SHQIPËRIA NJEH QEVERINË E FRANKOS
Në Tiranë, Zyra e shtypit shqiptar publikon shkresën në vijim: “Qeveria Mbretërore e Shqipërisë, duke konsideruar se pjesa më e madhe e territorit spanjoll është nën autoritetin e qeverisë nacionaliste të Burgosit dhe që në pjesët e tjera të Spanjës asnjë autoritet nuk ushtrohet nga një qeveri tjetër, sjell në vëmendjen e gjeneralit Franko njohjen e qeverisë së tij nga Shqipëria. Kjo njohje është gjithashtu pjesë e natyrshme e politikës antikomuniste të praktikuar nga Qeveria Mbretërore Shqiptare”.