Imazhi i rrallë i një shqiponje, që fluturon mbi një pellg me ujë është realizuar nga një fotograf amator. 53-vjeçari Steve Biro po realizonte një set fotografik në një zonë të mbrojtur natyrore, kur pa shqiponjën gjigande. “Isha aq i ngazëllyer kur nxora në fotografi shqiponjën pasi uji ishte mjaft i qetë dhe e dija që mund të merrja një reflektim të mirë”, thotë Steve.