Richard Corman është një fotografë i famshëm i cili përmes fotografive, sjell versionin e një Madonne të para shumë viteve një pamje që nuk është bërë asnjëherë publike e mbretëreshës së muzikës Pop. Në fillim të viteve 1980, Corman shpenzoi muaj të tërë duke fotografuar këngëtaren kur këngëtarja sapo kishte filluar karrierën e saj në muzikë dhe film. Corman shprehet se që nga moment i parë kur ishte takuar me Madonnën e kishte vërejtur se ajo është një person i veçantë. “Ajo ishte qesharake në mënyrën më argëtuese. Në momentin kur unë arrita tek ajo, më shërbeu në një pjatë prej argjendi”, ka thënë Corman. Në 66 fotografitë që ishin shkrepur në shtëpinë e vëllait të Madonnës në Manhatan, ajo ishte kujdesur vetë për stilin e veshjes. “Ajo kishte veshur streçe të bardha nën xhinset e grisura… kurse në duar kishte vënë byzylykë të zinj, të cilët ua shpërndante miqve të saj. Grimi ishte i zymtë, buzët e saj ishin të kuqe dhe mbi to kishte të vizatuar një nishan”.