Leonardo Bonucci, në një intervistë për “Vanity Fair”, foli pro dhe kundër rrjeteve sociale, teksa vlerësoi disa performanca të tifozëve. Mbrojtësi i Milanit pranoi se shumë herë, ata e shqetësojnë me disa komente, edhe pse ai, gjithashtu, mbron faktin që rrjetet sociale të ndihmojnë me komentet pozitive që merr.
“Kam lexuar pothuajse gjithçka. Kur ma fyejnë familjen, veçanërisht pasi i kanë tejkaluar disa gjëra, helmi ngrihet brenda meje. Të jenë të njëjtët njerëz, që ju kërkojnë një “selfie”, nëse ata ju njohin?! Ne duhet t’i kalojmë disa komente dhe të përqendrohemi në pjesën tjetër. Rrjetet sociale janë të rrezikshme, por, gjithashtu, mund të jenë të rëndësishme për të përcjellë mesazhe pozitive”, – pranoi lojtari italian.