Kur Lotito u arrestua me pistoletë në xhep (FOTO)

Claudio Lotito, presidenti i Lazios dhe bashkëpronar i Salernitanas, që këto ditë ka përfunduar në kronikë për shkak të lidhjeve të forta me Lega Serie B, e cila vendosi anulimin e playout duke “shpëtuar” kështu Salernitanan nga një mundësi e rrezikshme për të shkuar në Serie C.

Por, Lotito prej vitesh është personazhi më ndikues në futbollin italian, duke qenë se ka lidhje të forta edhe me qeverinë, përveç se me topin. Eshtë ai që zgjedh presidentët e federatës, ai që dikur u implikua në Calciopoli e kështu me rradhë.

Një sipërmarrës që ka vënë pasurinë e tij në rrugë të paligjshme dhe që në moshën 35 vjeç u arrestua me pistoletë në xhep, në kohën e “Tangentopoli”-t në Itali. Ishte nëntori i vitit 1992 dhe Lotito, ende i ri, doli në kronikë dhe u bë i njohur.. “Arrestohet një sipërmarrës, miliarda lireta në trafik…”, shkruante “Il Messaggero”.

“Paraqitje e bukur, pistoletë në xhep, telefon dhe i fejuar me një nga vajzat e ndërtuesit Gianni Mezzaroma”.

Mezzaroma ishte një nga familjet më të forta dhe me pushtet në Romë atë kohë.