Leonora Poloska është emër i njohur i skenës muzikore.
Ani pse ka kohë që Leonora është shkëputur nga muzika, shumica e njerëzve i kujtojnë me shumë dashuri këngët e saj.
Bukuroshja në vitin 2017 e kurorëzoi dashurinë me martesë me Andin Randobravën dhe publikuan imazhe të bukura nga dasma e tyre.
Të dy dukeshin mjaft bukur dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit. Martesa e tyre u bekua me një vajzë, që e pagëzuan me emrin Andora, transmeton rtv21.tv
Bukuroshja Andora në gusht mbushi 2 vjet. Ajo gëzon jetë të lumtur pranë familjes së saj dhe larg syrit të medias.