Thomas Vermaelen luajti të shtunën kundër Real Valladolid, por të dielën Barcelona tha se lojtari është i lënduar. Ai do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Lyon, shkruan GazetaBlic, përcjell gazeta KOHA.
Vermaelen kishte fituar formën në kohët e fundit, pasi u paraqit kundër Leganes, Valencia dhe Valladolid, mirëpo lojtari është lënduar përsëri. Ky është vetëm një problem i lehtë, por është i treti që ka pësuar këtë sezon.
Në Ajax, Arsenal, Barcë dhe Romë lojtari gjithmonë ka pasur probleme me lëndime. Lëndimi i tij i parë ishte në shkurt të vitit 2007, kur ai mungoi për 10 ndeshje. Gjithsej ai ka humbur 240 ndeshje në karrierën e tij për shkak të lëndimeve.