Napoli do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat ndaj Cagliarit. Skuadra e drejtuar nga Gattuso pas fitores në Kupë ndaj Interit kërkon të marrëtë rikthehet te fitorja. Sot në konferencën për shty ka folur dhe trajneri i ekipit Gennaro Gattuso. Në fjalën e tij ai u shpreh se ka lënë jashtë skuadrës mesfushorin titullar Allan. Arsyeja sipas trajnerit? “Nuk është stërvitur siç duan unë”. Një shembull që jep trajneri italian duke treguar se klubi është mbi çdo individ.
“Allan nuk është stërvitur siç them unë, ai qëndron në shtëpi. Ai nuk thirret së bashku me të dëmtuarit Milik, Lozano dhe Koulibaly. Asnjë polemikë, nëse Allan nuk stërvitet ashtu siç dua unë do të qëndroj në shtëpi”, u shpreh Gattuso.