Kur këngëtaret shqiptare pushtojnë botën

14

I keni dëgjuar? Tingujt e këndshëm të një kënge që qarkon dhe në listat e Billboard, në radio e televizione në palestra sportive a në ceremoninë Grammy Awards?

Sigurisht se po, por ka edhe diçka për të cilën jemi goxha të sigurt dhe kjo është: Nuk e keni as idenë se mu kjo muzikë i ka rrënjët në Shqipëri, apo jo?

Duke e pasur parasysh se politikisht ky vend, prej 2.9 milionë banorësh, është aktualisht në flakë – protestuesit antiqeveri në kryeqytetin Tiranë po hedhin kokteje molotovi drejt forcave policore në protestat kundër korrupsionit dhe vjedhjes së votave – lehtë mund të ngatërroheni, shkruan sot Koha Ditore.

Por një numër përherë e më i madh i yjeve me origjinë shqiptare po e shpërfaqin një vizion alternativ për vendin dikur komunist që po i pushton listat ndërkombëtare muzikore dhe po demonstron sukses të rrallë në ceremonitë me shpërblime – dhe kësisoj ngeleni pa arsyetime pse nuk e dinit.

E lindur në Londër nga prindër shqiptarë, 23-vjeçarja Dua Lipa është pa dyshim emri më i madh mes kësaj brigade. Çmimi i saj i fituar së fundi si artistja më e mirë e re në “Grammyn” e këtij viti, po ashtu ndihmoi që të nxirret në pah fakti se si këngëtaret e tjera me origjinë shqiptare i qëndrojnë afër këmba-këmbës.

Ndër artistet me të cilat Lipa konkurroi për fitore ishte Bebe Rexha, këngëtarja 29-vjeçare nga Brooklyni me prindër shqiptarë. Singli “Meant to Be” i Rexhës zuri vendin e dytë në toplistën e “Billboard Hot 100” më 2017.

“Sweet but Psycho”, singli i 25-vjeçares Ava Max, kryeson në listat e më se 20 vendeve më 2018. Max është lindur në Milwaukee, po ashtu nga prindër shqiptarë.