Në shekullin e tretë p.e.s, Keltët kishin mundur të shtriheshin, nga zonat malore skoceze, deri në brigjet e Egjeut.
- NJË SEND I ÇMUAR NË TORFË. Ena e Argjendtë “Gundestrup”, që përshkruan ritet druide dhe legjendat e Keltëve që përndryshe do të kishin mbetur të paregjistruara askund, u zbulua në një torfë daneze në vitin 1891. Është menduar për ajo është prodhuar në rajonin e Bullgarisë në shekullin e dytë para Krishtit.
- NJË VARREZË E REZISTENCËS? Kodra e shkatërruar e Dinas Emrys në Snoudonia, u ble kohët e fundit nga National Trust. Ndoshta këtu Caratacus, udhëheqësi i rezistencës britanike, u mund nga romakët në vitin 51. Legjenda të mëvonshme e lidhin atë me Merlinin dhe Mbretin Arthur.
- QYTETI-MËMË I KELTËVE. Alise-Sainte-Reine në Burgundy është qyteti malor kelt i Alesias, ku fiset aleate të Galisë u mundën nga Jul Cezari në vitin 52 para Krishtit. Alesia ishte ‘qyteti-mëm’ i Keltëve, dhe thuhej se ishte themeluar nga Herkuli. Kohët e fundit është hapur një qendër e re vizitorësh.
- JETA URBANE. Disa prej qyteteve më të hershme, ose “oppida” të Keltëve, u rritën nga bërthama fortesash në basenin e Danubit. Oppidumi i madh i Zavistit, në jug të Pragës, zinte më shumë se 400 akra.
- TË RËNË MBI SHPATAT E VETA. Vetëvrasja masive e banorëve të Numantias (Numancia në Spanjën e sotme) në vitin 133 para Krishtit, shënon fitoren më të madhe të Romës kundër Keltëve Iberikë.
- NJË PORTË PËR GREKËT. Porta e Massalia (Marsejës) pranë grykëderdhjes së Rhône ishte porta kryesore me të cilën qytetërimi grek arriti në botën kelte. Një pikturë e shekullit të 15-të tregon themelimin e Massalias (Marsejës) në vitin 600 para Krishtit. Porti hapi Evropën Perëndimore për tregtinë greke.
- KELTËT E ANADOLLIT. Galacianët e Azisë së Vogël – dhe të Letrës së Shën Palit – ishin pasardhës të imigrantëve nga Galia.