Sulmuesi i Borussia Dortmund, Paco Alcacer, ka folur për kohën e tij në Barcelonë, para përballjes në Ligën e Kampionëve të shtunën, duke zbuluar se jo të gjithë e kishin trajtuar mirë në Camp Nou. Alcacer iu bashkua verdhezinjve verën e kaluar nga skuadra e blaugranve dhe tani pohon se disa persona e kishin trajtuar keq në Camp Nou.Të martën, Dortmundi dhe Barcelona do të ndeshen në fazën grupeve të Ligës së Kampionëve.
“Kam respekt për shumë njerëz dhe shumë kolegë, sepse shumë njerëz në Barcelonë më kanë trajtuar shumë mirë ndërsa disa të tjerë shumë keq”, tha Alcacer. “Lojtarët dhe tifozët më kanë trajtuar shumë mirë, edhe pse tjerët jo”, përfundoi Alcacer.
Alcacer ka bërë 37 paraqitje me Barcelonën, 23 nga të cilat u fut në fushë si zëvendësues.