Futbollisti i Evertonit, Richarlison ka thënë se asnjëherë nuk do të refuzojë që t’ia jap ndonjë fëmiut një fanellë apo autograf. Richarlison pati një sezon fantastik me Evertonin në Premier Ligë, gjë që në fund bëri që ai të ftohej nga Kombëtarja e Brazilit për Kupën e Amerikës që do të mbahet këtë verë, shkruan Periskopi, përcjellë gazeta Koha. 22 vjeçari është i preferuari i tifozëve të Evertonit, derisa ai asnjëherë nuk ka hezituar që fansave të tij t’ia jap fanellën.
Ai këtë gjë e bën me shumë kënaqsi si dhe ka kujtuar kohën kur ishte vetë fëmijë dhe se askush atij nuk ia kishte dhuruar ndonjë fanellë edhe pse u kishte kërkuar disa herë futbollistëve të ndryshëm.
“Kur ndonjë fëmijë më kërkon fanelën, unë gjithmonë buzëqesh dhe menjëherë ia dorëzoj. Kur unë isha fëmijë shkoja shumë shpesh nëpër stadiume dhe ua kërkoja futbollistëve fanelat. Askush nuk më dha as 1 fanelë, prandaj, unë nuk kam refuzuar asnjë kërkesë deri më tani.” ka thënë Richarlison.