Prindërit, në lidhje me çështjen e “Babagjyshit”, sillen shpesh ndryshe. Ka nga ata që nuk u rrëfejnë fëmijëve të tyre gënjeshtra, dhe e lënë që me kalimin e kohës ata të kuptojnë të vërtetën; ca të tjerë që nga mosha e hershme i mësojnë të mos besojnë përrallat, dhe të tjerë që thjesht nuk arrijnë t’u thonë fëmijëve që Babagjyshi nuk ekziston. Por çfarë thonë psikologët dhe studiuesit në lidhje me këtë problem? Në rast se edhe ju pyesni nëse ajo e plakut me mjekër që sjell dhurata, është vërtetë një histori që ia vlen t’u tregohet ende fëmijëve tanë këtë Krishtlindje dhe Vit të Ri, vazhdoni leximin e këtij artikulli. Doktor Kristofer Bojl dhe studiuesja e shëndetit mendor, Keti Mekej, janë përpjekur në fakt të na japin një përgjigje:sipas tyre, prindërit të cilët dëshirojnë që fëmijët e tyre të besojnë ekzistencën e Babagjyshit, mund të jenë të motivuar jo vetëm nga dëshira për të ruajtur atmosferën e festave të fundvitit, por edhe nga dëshira për t’u rikthyer vetë në një gjendje fëmijërore. Megjithatë, kjo gënjeshtër sipas ekspertëve, mund të dëmtojë besimin e të vegjëlve ndaj prindërve të tyre, një aspekt ky që nuk duhet nënvlerësuar. Ndërkohë ka nga ata prindër që druhen, se me kalimin e kohës fëmijët nuk do të jenë më në gjendje të dallojnë realitetin nga fantazia. Kjo e fundit megjithatë, është një aftësi që rritet me moshën, kështu që ndoshta është më mirë të mos shqetësoheni aq shumë:në rast se fëmijët do të fillojnë të kenë dyshime rreth kësaj çështje, ju bëjnë pyetje, dhe e kanë kaluar moshën 4-5 vjeç, edhe mund t’u thuhet si qëndron e vërteta. Në këtë mënyrë shfaqe të denjë për besimin e tyre, dhe si njerëz me të cilët ata mund të bisedojnë rreth çdo teme.
Kur i duhet treguar fëmijëve e vërteta për Babadimrin?
Leave a comment