Pamjet dramatike tregojnë se si nëna e 6 fëmijëve e sjell në jetë fëmijën e saj të fundit në korridorin e spitalit ku kishte mbërritur me urgjencë, pasi i kishin nisur dhimbjet e lindjes.
Jesica Hogan, nga Riley, Kansas e lindi fëmijën e saj të gjashtë, djalin Max në qershor të vitit të shkuar, por vetëm tani vendosi të flasë për momentet dramatike të ardhjes së tij në jetë përmes një videoje dhe fotove të publikuara nga fotografi i saj Tammy Karin.
Nëna që ishte shtruar në spitalin Via Christi Hospital në Manhattan nuk kishte mundur as të shtrihej në krevat, pasi fëmija kishte ardhur shumë shpejt dhe kishte lindur në korridorin e spitalit.
“Kam qëndruar zgjuar deri në orën 2 të mëngjesit. Dhe shkova më shumë dhimbje në spital aq sa linda në korridor. Unë u ula dhe mund të ndieja kokën e tij në dorën time.
Pashë burrin tim dhe i thashë, ‘Travis kap atë!’. Pa asnjë hezitim ai bëri pikërisht atë, ndërkohë që ndjeva trupin tim duke shtyrë dhe ai doli”, shtoi Jessica.