Mjekët e urgjencës përballen zakonisht me çudi nga më të ndryshmet nga pacientët e tyre. I tillë mund të konsiderohet padyshim rasti i Ashley Glawe nga Portland, Oregon. Ashley është pronarja e një gjarpri të quajtur Bart, i cili “mendoi” që vrima e madhe në veshin e të resë, ku ajo kishte vendosur një vëth, ishte vendi perfekt për t’u zvarritur. Ajo po luante me gjarprin kur ky i fundit përfundoi në veshin e saj dhe nga një moment argëtimi, gjithçka u kthye në një problem, pasi e reja kuptoi se Bart ishte tepër i madh për të kaluar tej për tej. Për ta hequr zvarranikun nga veshi, ajo shkoi në urgjencë dhe teksa priste për mjekun realizoi edhe këto foto të pabesueshme.
Kur gjarpri është më kurioz seç duhet (FOTO)
Leave a comment