Duke pasur një telefon të mençur në të njëjtën dhomë ku ju flini gjumë apo keni ndonjë punë për të bërë, kufizoni fuqinë e trurit tuaj edhe nëse pajisja është fikur. Kështu thuhet në studimet e fundit të bëra në universitetin e Texasit në Austin. Studimi zbulon se njerëzit përpiqen të kryejnë detyra të thjeshta nëse telefoni i tyre është në të njëjtën dhomë. Hulumtuesit thonë se telefonat e mençur, veprojnë si një ‘ikje truri’ sepse një pjesë e trurit tonë gjithmonë është duke menduar për ta. Pra mbani telefonat e mençur sa më larg vetes tuaj kur keni ndonjë punë apo flini!