Ka 11 vite që këndon dhe nuk ndalet, reperi tetovar Valdrin Islami i njohur me emrin e artit Bigi vjen në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA duke folur për projektin e tij të fundit të titulluar Ajmo e që është në duet me reperin tjetër Illmill. Ai tregon se gjithë këtë sukses e ka arritur falë vetëbesimit dhe mbështetjes së familjes
KOHA: Po vjen me një projekt të ri, na fol pak më shumë rreth bashkëpunimit dhe fabulës së këngës?
Jam tepër i kënaqur rreth bashkëpunimit me shokun tim Illmill-i, bashkëpunimi ka ndodhur spontanisht në studio duke punuar krejtësisht projekt tjetër, por si përfundim kemi dal shumë të kënaqur me realizimin e tij. Është një projekt që e ndiej shumë dhe mos harroj të theksoj edhe dorën magjike që ka realizuar klipin Agron Dehari dhe producentin Primodrum.
KOHA: Muzika rap-hip/hop kohës së fundit është shumë në trend, sa po dëgjohet nga rinia në Maqedoni?
Rap-i gjithmonë ka ekzistuar në Maqedoni por tash së fundi ka gjithnjë e më shumë vëmendje nga ne dhe do të sjellim edhe më shumë risi tjera.
KOHA: Në trend janë dhe bashkëpunimet me këngëtare femra, pse Biggi ende nuk e ka bë një të tillë?
Nuk ka të bëj bashkëpunimi femër-mashkull, kur është projekti i mirë dhe përshtatet muzika edhe e jep maksimumin ajo është e gjitha.
KOHA: Sa projekte i ke realizuar deri më tani?
As vetë nuk e di (qesh) u bënë shumë gati 11 vite karrierë.
KOHA: Po në radhë çfarë je duke bërë?
Kam gati shtatë këngë të përfunduara dhe secila do vijë në kohën e vetë.
KOHA: Cili mendoni se do ishte kulmi i karrierës tënde?
Do ua them pasi të përjetoj atë.
KOHA: Po dueti ëndërr me cilin këngëtarë?
Industria muzikore ka shumë yje nuk e di cilin ta them.
KOHA: A do e filloni edhe vitin e ardhshëm fuqishëm me ndonjë projekt muzikorë?
Normalisht që po, punoj gati secilën ditë dhe kam shumë projekte të përfunduara por mendoj vetëm datën e lansimit.
KOHA: Për këngëtarët e rinj gjithmonë është pengesë depërtimi, kush ju ka ndihmuar juve në këtë drejtim?
Vetëbesimi dhe familja.