Padyshim që fama dhe dukja e mirë nuk janë të mjaftueshme që dikush të ketë vetëbesim. “Kur e shoh veten në pasqyrë, më vjen të vjellë”, thotë Arnold Schwarzenegger (69), i cili shtatë herë fitoi titullin e Mr. Olympia, raporton New York Post. “Kam qenë vetëkritik, madje edhe kur kam qenë në formën më të mirë fizike,” pranoi ai për “Cigar Aficionado”. “E kam shikuar veten në pasqyrë pasi kam fituar tituj njërin pas tjetrit dhe thashë:” Si fitoi ky grumbull i mu…? Kurrë nuk kam parë përsosmëri. Gjithmonë diçka më ka munguar”, e pranoi aktori i famshëm dhe njëkohësisht bodibilder. “Nuk i ndjej vitet e mia. Çdo gjë që bëj, e bëj si 20 vjet më parë”, tha ai.