Shkup, 9 shkurt – Pas ratifikimit të Protokolit për aderim të Mqedonisë në NATO nga ana e Parlamentit grek vijon realizimi i masave dhe aktiviteteve që i ka paralajmëruar Qeveria e Maqedonisë për realizimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës, traansmeton gazeta Koha.
Tash më Qeveria formon Grup brenda resoresh i cili do të duhet të përpilojë Plan nacional aksionar për realizimin e masave dhe aktiviteteve të mëtutjeshme, ndërsa në afat prej shtatë ditëve institucionet shtetërore, vendkalimet kufitare dhe përfaqësitë diplomatike-konsulare do të duhet t’i ndërrojnë tabelat me emrin e ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut.
Nga Qeveria nuk presin probleme nga institucionet shtetërore gjatë shfrytëzimit të emrit të ri të shtetit.
Përdorimi i emrit të ri të shtetit do të harmonizohet edhe me Ligjin e përdorimit të gjuhlëve që do të thotë se tablat do të shkruhen edhe në gjuhën shqipe.
Rekomandime për ndërrimin e tabelave do të marrin edhe njlsitë e vetëqeverisjeve lokale, ndërsa sektorët dhe shërbimet për marrëdhënie me publikun të insttiucioneve shtetërore dhe publike do të marrin udhëzime për përdorimin e emrit kushtetues.
Sa do të kushtojë i tërë procesi tani për tani nuk kanë treguar nga Qeveria, por kanë thënë se ajo do të dihet pasi të përfundojë e tërë procedura.