Lorenzo Insigne shënoi golin e parë për Napolin përballë Feyenoordit dhe ai kishte një dedikim të veçantë për këtë gol. Sulmuesi italian u afrua pranë stolit dhe kërkoi një bluzë të Milik, për t’ia dedikuar pikërisht polakut golin, por ndodhi e papritura. Në stolin napolitan ngatërrohen dhe i japin një bluzë të mesfushorit Zeilinski, të cilën pasi Insigne e vë re, e hedh i nervozuar nga stoli dhe kërkon bluzën e duhur.
Më në fund, sulmuesit anësor të Napolit i vjen në dorë bluza e Milik me numrin 99 dhe ai realizon dedikimin e tij. Kjo skenë shkakton shumë të qeshura në radhët e tifozëve dhe futbollistëve, transmeton TCH.