Ndodh që celulari t’iu shpëtojë jetën në situata të caktuara. Kjo i ka ndodhur një burri në Australi, i cili u godit me një shigjetë, por për fat të mirë preku telefonin. Sipas policisë, 43-vjeçari u sulmua nga një person tjetër 39-vjeçar.
Incidenti ndodhi jashtë shtëpisë së tij, kur banori nxori celularin për të filmuar konfliktin me të. Por, në këtë moment autori e qëlloi me shigjetë. Kjo e fundit goditi celularin dhe për fat të mirë 43-vjeçari pësoi vetëm një gërvishtje të vogël në fytyrë pa pasoja serioze.
Autori 39-vjeçar u arrestua më pas nga policia. Ngjarja ka ndodhur në qytetin New South Wales rreth 180 km në jug të Brisbanes. Të dy personat kanë njohje me njëri-tjetrin, por autoritetet nuk dhanë informacione të tjera më të hollësishme. 39-vjeçari akuzohet për sulm fizik dhe dëmtim të pronës.