Më 25 Janar 1995, Éric Cantona, nipi i një refugjati katalunas, i cili braktisi Spanjën si pasojë e regjimit Frankist, në një ndeshje midis Crystal Palace dhe Manchester United, godet fluturimthi me shkelm një tifoz, i cili i bëri përshëndetjen naziste dhe i bërtiti “kthehu në vendlindjen tënde”.
Djaloshi në fjalë, Matthew Simmons, ishte pjesë e partisë ekstremiste të djathtë dhe në të kaluarën kishte pasur histori dhune, duke përfshirë këtu një grabitje në një pikë karburanti dhe në vitin 2011, kishte goditur menaxherin e Fulham-it pasi kishte lënë të birin jashtë duke pritur në makinë.
Në një intervistë të Cantonas në BBC, kur u pyet për momentin më të mirë të karrierës së tij, u përgjigj: “Kur shkelmova Simmons. Për disa është ëndërr të godasësh këta njerëz. E bëra edhe për ta, dhe jam i lumtur për këtë. Të kërcesh dhe të shkelmosh një racist nuk është diçka që mund të shijohet çdo ditë. Duhet ta kisha goditur akoma më shumë. Nuk me vjen keq. U ndjeva mirë. Kam mësuar nga ai episod dhe shpresoj që ai mësoi diçka”.