Kur Barça mposht bavarezët, fiton Champions-in

Precedentët kundër Bayernit e ftojnë në optimizëm. Në tri raste gjermanët janë matur me Barçën e Messit në Ligën e Kampionëve, teksa në dy prej tyre katalanasit përfunduan duke ngritur trofeun. Dhe gjithmonë me gola të shënuar nga Messi

20

Leo Messi është argumenti kryesor i Barcelonës për të mposhtur Bayern Munich, të premten, dhe të vazhdojë të ëndërrojë fitimin e Champions-it të gjashtë në Lisbonë. Argjentinasi është shqetësimi i madh i bavarezëve, makthi i madh i tyre për duelin e së premtes. Ai u lëndua kundër Napolit, por është vetëm një tronditje dhe do të jetë në gjendje të përsosur për t’u përballur me gjermanët. Pasi mposhtën Chelsea, kampionët e  në Bundesligës shënjestrojnë një nga favoritët e kompeticionit. Ata kanë Lewandowski në momentin më të mirë të karrierës, janë një skuadër mjaft e ekuilibruar, kanë lojtarë të rinj që tashmë shkëlqejnë mes veteranëve dhe arrijnë në një moment të jashtëzakonshëm në duelin kundër Barçës.

Por, bavarezët nuk kanë Messin, një futbollist nga i cili kanë të drejtë të panikohen.
Të shtunën, kundër Napolit, “10” e katalanasve tregoi se pushimet pas La Liga-s kanë qenë shumë të mira për të. Në pjesën e dytë, i prekur nga goditja e Koulibaly, e uli performancën e tij, por në pjesën e parë performoi në nivelin më të lartë, duke e çuar Barçën në çerekfinale. Ai shënoi një gol të pamundur, shënoi një tjetër të anuluar për prekje mëse të dyshimtë me dorë, fitoi penalltinë e kthyer në gol nga Suarez. Pas një sezoni atipik, të shënjuar nga dëmtimet së pari dhe pandemia më vonë, me 33 vite mbi supe, Messi ka treguar edhe një herë nivelin e tij më të mire. Vetëm kjo është e mjaftueshme që Barça t’ia lejojë vetes luksin e ëndërrimit të fitimit të Ligës së Kampionëve.

Precedentët kundër Bayernit e ftojnë në optimizëm. Në tri raste gjermanët janë matur me Barçën e Messit në Ligën e Kampionëve, teksa në dy prej tyre katalanasit përfunduan duke ngritur trofeun. Dhe gjithmonë me gola të shënuar nga Messi. Në sezonin 2008-2009, atë të “tripletës” me Guardiolën në stol, Barça u takua me Bayernin në çerekfinale dhe e siguroi kualifikimin që në ndeshjen e parë (4-0), me dy gola të Messit. Gjatë rrugës për në Berlin, Bayerni përsëri e kryqëzoi rrugën me Barçën. Këtë herë ishte gjysmëfinale, e vendosur përsëri nga Leo Messi në ndeshjen e parë, që përfundoi 3-0. Dy gola u realizuan nga argjentinasi, njëri prej tyre me driblimin historik të Jerome Boateng. Barça shkoi në finale, ku fitoi Champions-in e pestë.

Vetëm në vitin 2013, Bayern e mundi Barçën e Messit. Ishte gjysmëfinale, sezoni i Tito Vilanova në bankinë. Skuadra katalanase arriti shumë e lodhur në përplasjen me bavarezët, pas 100 pikëve në La Liga. Ylli argjentinas ishte i konsumuar fizikisht. Ai luajti vetëm ndeshjen e parë ndaj Bayernit që, këtë herë, po, ishte shumë më superior se Barça. Çuditërisht, tri herë që Barça dhe Bayerni janë takuar në Champions vitet e fundit, ai që doli fitimtar në duelin direkt është shpallur më pas kampion i Evropës. Cilido që fiton do të takojë në gjysmëfinale fituesin e duelit mes Manchester City dhe Olympique Lyon.

Comments are closed.