“L’Humanité” ka botuar, të hënën e 29 tetorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me arsyet e vërteta të konfliktit midis Ataturkut dhe Zogut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar
QEMALI KUNDRA ZOGUT DHE ARSYET E VËRTETA TË KONFLIKTIT
Marrëdhëniet diplomatike janë prishur midis Turqisë dhe Shqipërisë. I ngarkuari turk për çështjet diplomatike u largua nga Tirana dhe përfaqësuesi shqiptar u largua nga Angora.
Mustafa Qemali tha teatralisht (veçanërisht në një intervistë dhënë z. Henri Beraud) se ai “kurrë nuk do ta njohë Ahmet Zogun, i cili duke u shpallur mbret, kreu një krim”.
Por në realitet, kemi të bëjmë këtu me një çështje interesi sesa parimi. Dikur, në Shqipëri të gjitha tokat shtetërore i përkisnin Sulltanit. Pas shpalljes së Pavarësisë, Turqia ka kërkuar dhe ende kërkon një kompensim prej 18 milionë frangash ari. Ahmet Zogu, i shpallur “mbret”, do të vë dorën mbi këto prona si “trashëgimtar” i Sulltanit. Prandaj Mustafa Qemali është nervozuar.