Vitet e fundit pjesëmarrja e femrave në futboll po bëhet gjithnjë e më masive. Në Gjermani, këtë sezon Bundesliga ka një gjyqtare femër e cila po ia del me sukses. Ndërkohë një tjetër arbitre po hedh hapin e madh në futbollin elitar. Bëhet fjalë për polaken, Karolina Bojar e cila është kthyer në një personazh shumë të përfolur në shumë media të ndryshme të botës. Shkak për këtë është bërë pamja e saj fizike e cila duhet theksuar se është mjaft tërheqëse. Si duket do të jetë e vështirë që futbollistët në Poloni të ruajnë përqendrimin dhe të mos e ngacmojnë bukuroshen kur kjo e fundit t’u drejtojë kartonin. Karolina për momentin arbitron në kategori të ulëta, por në të ardhmen edhe mund të ketë prespektivë në elitë pasi për të po flitet shumë gjithandej.