Shkup, 10 shkurt – Skuadra e Shkëndijës të hënën është kthyer nga Turqia, ndërsa ka vazhduar punën në Tetovë. Gjysmësezoni pranveror nis në fundjavë, kur kuqezinjtë luajnë në transfertë me Sileksin, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në Kratovë, njofton gazeta Koha.
Kështu, stafi teknik në krye me Ernest Gjokën futen në fazën përfundimtare të përgatitjeve të cilat ngadalë mund të quhen të përfunduara, pasi prej nesër ekipi do të punojë me Sileksin në “menu”.
Ndeshja e parë e gjysmësezonit pranveror luhet të dielën në Kratovë me fillim në orën 14:00.