Kuqezinjtë startuan përgatitjet, të shtunën miqësore me sllovakët e FC Sered

Shkup, 24 janar – Temperaturat e ulëta të Tetovës futbollistët e Shkëndijës i kanë zëvendësuar me kushtet shumë ideale që i ofron Antalia e Turqisë, ku kuqezinjtë deri më 8 shkurt do të realizojnë fazën kryesore të përgatitjeve dimërore.

Ekspedita kuqezi të enjten udhëtoi drejt tokës turke, ndërsa prej sot me intensitet të plotë ka vijuar realizimi i plan programit të stafit teknik, bëjnë të ditur nga kampi kuqezi, përcjellë gazeta Koha.

Ngarkesa fizike në terren e palestër dhe gjitha segmentet tjera të përgatitjes tekniko-taktike apo edhe psikike do të punohen në detaje me qëllim arritjen e nivelit sa më optimal të performansës individuale dhe ekipore para vazhdimit të kampionatit vendor ku kërkohet mbrojtja e titullit të kampionit.

Në këtë drejtim krahas seancave stërvitore janë paraparë edhe katër ndeshje testuese me ekipe cilësore nga Sllovakia (FC Sered 26.02), Republika Çeke (MFK Karvina 30.01 dhe Slovan Liberec 07.02) dhe Danimarka (Randers FC 04.02).