Shkup, 9 janar – Futbollistët e Shkëndijës kanë lënë dje Tetovën duke mbyllur fazën e parë të përgatitjeve dhe i kanë vazhduar të njëjtat në qendrën përgatitore në Ohër, ku do të qëndrojnë shtatë ditë. Pas matjeve dhe testeve mjekësore stafi teknik tanimë ka nisur implementimin e plan-programit për këtë fazë të përgatitjeve, ku theks i veçantë i kushtohet ngritjes së nivelit të forcës fizike. Nga klubi tetovar njoftojnë se kuqezinjtë në Ohër do të punojnë nga dy herë në ditë, kombinuar në palestër për ngritje të peshave dhe terren. Trajneri Osmani më 12-të dhe 16-të janar ka paraparë ndeshje testuese brenda grupit.
Risia më e re është i Ensar Luma, i cili është emër ri në ekipin e parë, pasi avancohet nga skuadra U1, ndërsa në Tetovë kanë mbetur Abdurahimi dhe Asani. Cekim, pas 18-të xhirove të zhvilluara, Shkëndija gjendet në krye të tabelës me 46-të pikë, tetë më shumë se kampioni aktual Vardari.