Shkëndija mbyll me fitore serinë e ndeshjeve kontrolluese në Turqi, pasi kaloi me sukses testin me ekipin nga Kazakisani, Okzhetpes. Stafi teknik kishte mundësinë e radhës për të provuar formën e ekipit në kërkim të komponimit sa më të mirë para fillimit të garave në LPFM. ‘Kuqezinjtë’ zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë, me dominimin të plotë dhe disa raste të mira shënimi. Kanosjen e parë e solli Medjedoviç në minutën e 9-të, mirëpo goditja e tij shkoi mbi portë. Në minutën e 22-të tjetër aksion i bukur i Shkëndijës, Çelikoviç harkon para portës, ndërsa tentimi i Medjedoviçit shkoi skaj shtyllës. Këto kansoje paralajmëruan golin që erdhi në minutën e 24-t, pas një rivënie këndore Hasani bukur asiston, ndërsa Medjedoviç realizon në tentimin e dytë për epërsi 1:0.
Shkëndija humbi të tjera mundësi shënimi deri në fund të pjesës së parë, ndërsa një gabim në mesfushë bëri kazakët të barazojnë në minutën e 43-të me golin e Sergey Politylo-s. Në pjesën e dytë Shkëndija vazhdimisht kërkon golin e epërsisë, që erdhi shtatë minuta para fundit kur kapiteni Hasani asiston drejt Shpend Asanit, ndërsa i riu realizon për 2:1. Kjo ishte përballja e fundit e Shkëndijës në Antalia të Turqisë në kuadër të kësaj faze përgatitore, e cila trajnerit Brdariç i ka dhënë mundësinë për të testuar formën e ekipit.
Kuqezinjtë me fitore i mbyllin përgatitjet në Antalia (VIDEO)
Leave a comment