Shkup, 23 janar – Antalia e Turqisë, do të jetë baza ku skuadra e Shkëndijës do të zhvillojë përgatitjet për sezonin pranveror. Kuqezinjtë sot në mëngjes janë nisur për në Antalia, ku do të qëndrojnë deri më 8 shkurt, njofton gazeta Koha.
Nga klubi para disa ditë konfirmuan se pos seancave stërvitore, ekipi do të zhvillojë edhe ndeshje kontrolluese, gjithsejtë katër.
Cekim, KF Shkëndija në renditjen tabelore mban pozitën e dytë me 28-të pikë, tetë më pak se lideri aktual Vardari. (koha.mk)
Ndeshjet kontrolluese:
K.F. Shkëndija – FC Sered (Sllovaki) 26/01/2020
K.F. Shkëndija – MFK Karvina (Çeki) 30/01/2020
K.F. Shkëndija – Randers FC (Danimarkë) 04/02/2020
K.F. Shkëndija – Slovan Liberec( Çeki) 07/02/2020